KPMM: Komunikatë lidhur me aksidentin me fatalitet në Minierën e Artanës

KPMM: Humbën jetën dy punëtor në Minierën e Artanës

Sot, në orët e para ditës në minierën e Artanës, kanë humbur jetën dy punëtorë. Ata që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçe. ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës së epërme  të punishtes, në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij ndërrimi, ndërsa 3 punëtorët  nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime te lehta trupore.

KPMM-ja pas marrjes së informatës, ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes gjendet Kryesuesi i Bordit të KPMM-së dhe tre anëtarë të tjerë të Bordit, si dhe Kryeinspektori i KPMM-së. Gjithashtu, është e pranishme edhe njësia e shpëtimit dhe e ndihmës së parë, ku i është ofruar ndihma e parë punëtorëve që kanë shpëtuar dhe të cilët kanë pasur lëndime të lehta.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …