Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

R. Haradinaj: Qeveria e re, e cila pritet të votohet nesër në Kuvend, do ta përshpejtojë shpëtimin ekonomik të vendit

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se qeveria e re, e cila pritet të votohet nesër në Kuvend, do ta përshpejtojë shpëtimin ekonomik të vendit. Pandemia ka shkaktuar pasoja shumë të mëdha për ekonominë e vendit. Shumë më shumë se sa statistikat po thonë. Shpëtimi i ekonomisë tonë sot është beteja e parë urgjente.  Një qeveri e votuar nesër e përshpejton shpëtimin ekonomik të vendit. Një qeveri që nuk e ka mandatin nga parlamenti, që nuk mund të hartojë ligje dhe të marrë vendime vetëm sa e vazhdon agoninë e gjithanshme në vend dhe dobësimin ekonomik të vendit. Për këtë arsye e Aleanca nuk ka hezituar t’ i japë  përkrahje votimit të një qeverie të re në vend dhe e pret me gëzim votimin, që të filloj koha dhe ora e shpëtimit ekonomik të vendit, ka thënë Haradinaj  gjatë takimit me strukturat e AAK-së, në Gjakovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …