QKMK të gjithë personat që e kanë bërë testimin për COOVID-19 jo më shumë se katër ditë nuk do të vetizolohen

QKMK të gjithë personat që e kanë bërë testimin për COVID-19 jo më shumë se katër ditë nuk do të vetizolohen

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka sqaruar vendimin për çështjen e hyrjes në Republikën e Kosovës. Sipas këtij vendimi, të gjithë personat që hyjnë në vend dhe e kanë të kryer testin për COVID-19, jo më të vjetër se katër ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim. Përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social, kjo qendër ka bërë me dije se në rastin kur nuk janë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim për shtatë ditë, derisa kur ekipi mjekësor vlerëson se kanë simptoma, i japin udhëzime si të veprojnë. Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Republikën e Kosovës  për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë dhe ata që e shfrytëzojnë Kosovën si vend transit.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …