KPMM sot ka filluar punëtorinë dy ditore" Bashkëpunimi institucional për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme degraduese- mjedisore”

KPMM sot ka filluar punëtorinë dy ditore” Bashkëpunimi institucional për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme degraduese- mjedisore”

KPMM sot ka filluar punëtorinë dy ditore” Bashkëpunimi institucional për parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme degraduese- mjedisore”

Për të marrë pjesë në këtë punëtori të organizuar nga KPMM në bashkëpunim me departamentin për krime të rënda, ishin të pranishëm përfaqësues te institucioneve shtetërore nga: KPMM, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, APK, MMPH,

Në fjalën e rastit kryesuesja e bordit të KPMM Selvete Graiqevci Pllana falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë punëtori. Pas prezantimit për detyrat dhe përgjegjësitë e KPMM, kryesuesja Selvete Graiqevci Pllana, potencoi sfidat për aktivitetin e operimeve të jashtëligjshëm që bëjnë operatorët. Pastaj elaboroi edhe të gjitha shkeljet e operatorëve ilegalë për tre vitet e fundit. Selvete Graiqevci Pllana bëri thirrje që institucionet të jenë bashke që të ndalojnë operimet ilegale. Të krijohet struktura institucionale, porositi në fjalimin e saj kryesuesja e KPMM znj. Selvete Graiqevci Pllana.

Nga Policia e Kosovës, prezantoi  Kolonel Fahredin Verbovci i cili tha se kjo punëtori do të jetë frytdhënëse sepse do të kemi një bashkëpunim. Policia e Kosovës, i ka kushtuar rëndësi të madhe operimit të jashtëligjshëm tha ai. Është hartuar një plan operacional, njësia e veçantë është që do të merret me këtë plan. Bashkëpunimi institucional do ta bëj më të lehtë tejkalimin e kësaj situate.

Isuf Sadiku prokuror shteti në Gjilan, veçoi faktin se qëllimi është parandalimi dhe ndëshkimi i keqbërësve. Ne si prokurori jemi të përkushtuar që kryesit e këtyre veprave penale ti procedojmë më tutje, por konform ligjit për ti proceduar tutje.

Zyrtari nga MMPH z. Sefaj tha se akterët që kanë degraduar ambientin nuk kanë marrë dënimin e merituar. Nuk mjafton vetëm inspektorati. Fatkeqësisht shumica e kontarktorëve kanë pas nën kontraktorë të papërgjegjshëm.

Punëtoria i vazhdon punimet edhe nesër duke filluar në orën 9: 00 në ambientet e Hotel Amazona.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …