KQZ bënë të ditur se është duke punuar intensivisht me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve nga jashtë vendit

KQZ bënë të ditur se është duke punuar intensivisht me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve nga jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shërbimi votues është duke vazhduar punën intensive me regjistrimin dhe verifikimin e aplikacioneve të pranuara. KQZ ka njoftuar se deri në përmbyllje të ditës së djeshme, në sistem janë futur 120 mijë aplikacione për regjistrim, kurse prej tyre janë aprovuar rreth 44 mijë. Elezi më tej ka shtuar se të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të mundet të votojnë përmes postës duke filluar më 2 shkurt. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt. Ai ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i atyre që janë lajmëruar në telefon, 47 persona të cilët i kemi kontaktuar kanë thënë se nuk janë personat konkret, pra, nuk e kanë emrin, mbiemrin, datën e lindjes dhe shtetin, sikurse në të dhënat nga aplikacioni për regjistrim ose kanë deklaruar se nuk aplikuar fare për regjistrim për të votuar përmes postës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Sot, në 25-vjetorin e Betejës së Marecit, kujtojmë me krenari guximin e luftëtarëve të Brigadës 153

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës me rrethinë, …