leoni

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

KQZ: Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit

Burime brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njoftuan se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Përfundimisht ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të Vetëvendosjes. Albin Kurti në janar të vitit 2018  ishte dënuar për dy vepra penale: përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa në shtator të po atij viti Apeli ia vërtetoi dënimin e njëjtë. Me këto vepra përshkruheshin veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, si pasojë e të cilave, Albin Kurtit iu ka  pamundësuar kandidimi në listë zgjedhore. Përveç Kurtit, KQZ-ja s’i ka certifikuar edhe 46 kandidatë për deputetë edhe nga listat e partive te tjera që po ashtu ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

Gjykata Kushtetuese më 22 dhjetor përmes një aktgjykimi, kishte gjetur parregullsi në votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, i cili e mori detyrën e kryeministrit në qershor. Çështja ishte ngritur për shqyrtim në Kushtetuese nga një grup deputetësh nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sfidoi legjitimitetin e mandatit të Etem Arifit, deputet nga Partia e Ashkalive për Integrim. Arifi u dënua përfundimisht për mashtrim me 15 muaj burgim në gusht të vitit të kaluar, për t’u zgjedhur si deputet një muaj e gjysmë më vonë.  KQZ-ja sot ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza: Kosova duhet të kultivojë marrëdhënie të ngushta me administratën e kryetarit amerikan, Donald Trump

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur mbi rëndësinë e …