leoni

KQZ: Vendosja e kamerave të sigurisë nëpër qendra të votimit nuk cenon fshehtësinë e votës

Duke komentuar shqetësimin e ngritura nga vendosja e këtyre kamerave nëpër qendra të votimit, zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka shpjeguar se vendosja e kamerave nuk cenon fshehtësinë e votës dhe se ato nuk do të regjistrojnë procesin e votimit të qytetarëve. “Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimeve në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit me 9 shkurt bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe rritjes së integritetit të procesit të votimit por edhe të numrit të fletëvotimeve. Gjithashtu vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës pasi ato do të vendosën në skajin tjetër të vendit ku do të jenë kabinat e votimit dhe në as një rrethanë nuk do të mund të regjistrojnë shënjimin apo votimin nga ana e qytetarëve” ka theksuar mes tjerash, zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …