Krasniqi: Ideja për korrigjim kufijve është antikushtetuese por nuk është ide e Thaçit, është ide e vjetër e Serbisë

Krasniqi: Fajtori për taksën duhet të kërkohet në Beograd

Ish kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Nismës socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se fajtori për taksën duhet të kërkohet në Beograd. Ai ka shkruar më tutje se ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe. Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit. Beogradi është përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare. Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër, ka shkruar në mes tjerash ish kryetari i Kuvendit dhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Nismës socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …