Bashkësia Islame e Kosovës njofton se namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën më 28 qershor 2023

Nesër është Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është nesër, në ditën e diel. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe, në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbajë Dr. Sadat Islami  – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë,  ndërsa   Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat Mexhidi. Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranojë Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …