Ahmet Qeriqi: Kosova, një histori e shkurtër deri në pavarësi IV

Krerët e ardhshëm të institucioneve po anashkalojnë të përmendin protagonistët kryesorë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Sot, me rastin e 13-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, krerët e ardhshëm të institucioneve, anashkalojnë të përmendin qoftë edhe për politesë, protagonistët kryesorë të shpalljes së Pavarësisë. Nuk ua  mbanë dot goja të përmendin emrat e Jakup Krasniqit dhe Hashim Thaçit, pushtetarëve të rinj, Vjosa Osmani e Albin Kurti. Madje Vjosës së Raif Osmanit i vjen tepër rëndë të përmend sintagmën historike-heroike të kombit shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Urrejtja e tyre për këta protagonistë, që udhëhoqën luftën e UÇK-së, që ndërtuan institucionet dhe shpallen pavarësinë e Kosovës, me 17 shkurt të viti 2008, kalon madje edhe caqet e edukatës politike, të mos flasim për ato të njerëzisë dhe duket se  është e mbështjellë me një vello të trashë të urrejtjes morbide, duke pretenduar zhvlerësimin e të gjitha të arriturave të Kosovës për 21 vjet, me qëllim  për t’ i rënë fshesë krejt periudhës deri kur këta po kapin për vete pushtetin e kapur deri dje nga të tjerët.

Mos përmendja e emrave meritorë të Shpalljes zyrtare të Pavarësisë  së Kosovës, për shkak të urrejtjes mbi baza politike, qysh në fillim tregon disponimin e krejt kësaj klase të re, sikur po vetëquhet nga fitimtarët e zgjedhjeve, të cilët morën shumicën e votave të 45 përqindëshit të votuesve, por jo të shumicës së popullit sikur po propagandojnë.

Sot, për hir të gjakut të derdhur të 2500 dëshmorëve, të 13.ooo martirëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga regjimi kriminal i Beogradit, 1500 nga të cilët ende trajtohen të zhdukur, meqë trupat e tyre janë djegur e zhdukur në shkritoret e Serbisë, për hir të 1442 të miturve shqiptarë të masakruar nga regjimi barbar i Millosheviqit, gjatë kohës së luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, do të duhej të kapërdihej, ajo që dueti Osmani-Kurti nuk po e kapërdijnë, sepse urrejtja po ua mund arsyen dhe krejt kjo tregon  mendësinë e tyre, e cila përgjithmonë do të mbetet  jashtë kohës dhe historisë reale të Kosovës.

Dje, në orën e parë të mësimit të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës janë njoftuar nga mësimdhënësit,  me emrat e atyre që kanë shpallur dhe që kanë nënshkruar aktin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu. Këto fakte historike nuk zhbëhen dot nga ata që pretendojnë se historia fillon me ta, sepse historia është sikur hallkat e zinxhirit, që lidh epokat dhe jo gjithë të vdekshmit e kësaj bote mund të bëhen të pavdekshëm, sa u përket meritave në rrethana të caktuara të historisë.

Injorimi dhe anashkalimi që sot po i bëhet protagonistëve të Epokës së Shpalljes së Pavarësisë në këtë 13-vjetor, nga kreu i kësaj që po e quan veten klasë e re politike, do të jetë një njollë më tepër për ta, njollë  e cila e ka vendin në anti histori.

Dje,  ish- zëdhënësi i UÇK-së dhe kryekuvendar në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,  Jakup Krasniqi, gjatë konferencës statutore, në Hagë, i ka bërë të ditur prokurorëve të kësaj gjykate se në emër të popullit të Kosovës, nuk mund të flasin ata, që po bëjnë përpjekje ta njollosin tërë një komb dhe luftën e tij çlirimtare, por do të flasin ata,  që të tërë jetën ia kanë kushtuar kombit, që kanë ideuar dhe udhëhequr luftën për çlirim nga robëria, që kanë përzënë përgjithmonë regjimin okupator serb nga Kosova, që kanë bashkëpunuar me forcat liridashëse ndërkombëtare të botës demokratike,  që kanë ndërtuar institucionet e vendit, që kanë shpallur  Pavarësinë e Kosovës, të cilën deri tani e kanë njohur 117 shtete të botës. Kundër akuza e Jakup Krasniqit drejtuar prokurorëve, dje në Hagë, ishte sikur jehona e krismave të revolverit të Avni Rrustemit në Paris, në qershor të vitit 1920.

Derisa në Hagë po mbrohet me dinjitet kombëtar lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga më meritorët e saj, në Kosovë po festojnë ata që ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi  vazhdimisht ia kishin përmendur Gjykatën Speciale dhe pa pikë turpi i kishin thënë: “Hashim, çka po pret, shko në Hagë”. Ti vetë e ke votuar Gjykatën. Të tjerë nga këto radhë njerëzish  i kishin thënë, Hashim merre një biletë të pakthyeshme, sepse nuk do të kthehesh gjallë nga Haga.

Koha, si vlerësuesi më i mirë dhe më i pagabueshëm i së kaluarës, do të tregojë një ditë se kush e ka bërë historinë dhe kush ka mbetur në batakun e antihistorisë. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …