Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në paraburgim në emër të asaj që quhet drejtësi, tha kryetari i Skëndrajt, Fadil Nura

Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në paraburgim në emër të asaj që quhet drejtësi, tha kryetari i Skëndrajt, Fadil Nura

Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, në fjalën e tij,  mbajtur në tubimin përkujtimor në nderim dhe respekt të 147 civilëve të vrarë, në 24-vjetorin e Masakrës së Izbicës, ka thënë se  krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht, në burgun e Hagës  në emër të asaj që quhet,  drejtësi. Nuk  kemi si të mos jemi të shqetësuar për padrejtësitë që po na shkaktohen. Sot ka drejtësi selektive. Drejtësi asimetrike. Sot krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në emër të asaj që quhet drejtësi. Sot, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe shokët tjerë të luftës, po vuajnë nga padrejtësitë që bëhen në emër të drejtësisë. Trupi ynë si popull rënkon edhe nga plagët tjera që u shkaktuan nga lufta e Kosovës. Mbi 100 familje të komunës sonë, sot vuajnë mungesën e më të dashurve të tyre, fati i të cilëve sot e 24 vite më parë, nuk është zbardhur”, ka thënë Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …