Krimineli serb, Goran Stanishiq, për 13 shqiptarë të vrarë gjatë luftës dënohet 15 vjet burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës

Krimineli serb, Goran Stanishiq, për 13 shqiptarë të vrarë gjatë luftës dënohet 15 vjet burg nga Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit në Kosovë, jo në Serbi,  ka marrë vendim për uljen e dënimit, kriminelit shqiptarë-vrasës,  Goran Stanishiq,  i cili ishte dënuar për vrasjen e 13 civilëve  shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Apeli ka marrë vendim për ulje të dënimit nga 20 në 15 vjet burg. Më 27 shtator 2022, Gjykata Apelit kishte shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes ku ishte kërkuar që Stanishiq të lirohet nga akuza apo çështja të kthehet në rigjykim. Kjo gjykatë me shumicë votash e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Stanishiq duke ndryshuar vendimin mbi dënimin, ashtu që për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor, e ka mëshiruar, duka ia hequr pesë vjet, nga 20 sa ishte i dënuar në  15 vjet thuhet në vendimin e Apelit.  Sipas kolegjit të Apelit, aktgjykimi nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, meqenëse dispozitivi i aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe konkret, po ashtu, i njëjti është në përputhshmëri të plotë edhe me arsyetimin dhe gjithashtu edhe përpilimi i dispozitivit, është bërë sipas dispozitave ku janë përfshirë të gjitha faktet dhe rrethanat nga të cilat plotësohen të gjitha elementet e veprës penale për të cilën  është shpallur fajtor, më 5 tetor të vitit 2021,  kur  Gjykata Themelore në Prishtinë, Goran Stanishiqin e kishte dënuar me 20 vjet  burg për vrasjen e 13 civilëve shqiptarë  gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …