Brickos

Kosova shënon ditën botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

Për herë të tetë radhazi në Kosovë organizohen aktivitete në shënimin e Ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor WDoR2022 (World Day of Remembrance for Road Traffic Victims).

Si çdo vit, objektivat e kësaj ngjarje janë të sigurojnë një platformë për mbështetjen e viktimave të trafikut rrugor dhe familjet e tyre, për të:
• Kujtuar të gjithë njerëzit që humbën jetën dhe u lënduan rëndë në aksidente në rrugë;
• Pranuar dhe mirëpritur punën thelbësore të shërbimeve të urgjencës:
• Tërhequr vëmendjen ndaj përgjegjësive ligjore të fajtorëve në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve nga aksidentet;
• Avokuar për veprime të bazuara në fakte për të parandaluar apo eventualisht ndaluar vdekjet dhe lëndimet nga aksidentet në rrugë.
Çdo vit, miliona viktima të tjera rrugore i shtohen numrit aktual prej mbi 50 milionë të vdekurve dhe qindra milionëve të lënduar, që nga vdekja e parë në rrugë 125 vjet më parë në një fatkeqësi që vazhdon ditë për ditë në të gjitha vendet e botës. Është një pandemi e vërtetë, që prek në radhë të parë të pambrojturit tanë dhe të rinjtë tanë, e cila përveç traumës së lëndimit dhe humbjes së familjarëve ka edhe një ndikim shkatërrues ekonomik për vendet, komunitetet por edhe familjet. Prandaj, gjatë Dekadës së re të Veprimit 2021-2030, Dita Botërore do të ketë rolin e rëndësishëm për të ndihmuar në arritjen e objektivit të reduktimit të viktimave rrugore prej 50%.


WDoR2022 – Drejtësia


Zbatimi i legjislacionit rrugor, hetimi i plotë i aksidenteve, për të zbuluar nëse një krim është kryer dhe për të parandaluar përsëritjen, ndjekja penale dhe kompensimi civil janë të gjitha pjesë e sistemit të drejtësisë. Kur zbatohen seriozisht, në mënyrë të drejtë dhe të vazhdueshme, një sistem i tillë është ajo që meritojnë dhe dëshirojnë viktimat e aksidenteve rrugore që janë plagosur ose kanë humbur një anëtar të familjes si rezultat i shkeljes së ligjit ose neglizhencës së dikujt, pasi ai gjithashtu përfaqëson një faktor kryesor në parandalimin dhe kjo do të thotë se nga tragjeditë e tyre nxirren mësime në mënyrë që ato të mos përsëriten.
Shënimi i këtyre aktiviteteve në Kosovë koordinohet nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS (www.amrks.org) dhe Akademia Tempulli (www.tempulli.org).

AMRKS është anëtare e Federatës Evropiane të Viktimave në Trafikun Rrugor FEVR. Sikurse viteve tjera, aktivitetet mbështeten nga Policia e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Prishtinës, Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), Instituti për Siguri Rrugore dhe Hulumtime në Transport, Transfuzioni i gjakut, mediat, etj.

Kalendari i Aktiviteteve

Aktiviteti 1
Lansimi i fushatës
Datë: 14 nëntor 2022, ora 11:00,
Vendi: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (Ndërtesa e ish Gërmisë, Salla D-204)
Aktiviteti 2
Vizitë në shkolla dhe takime me nxënës (të konfirmohet)
Datë: 15 nëntor 2022, ora 10:00,
Vendi: SHML “Ahmet Gashi” dhe SHML “Sami Frashëri” në Prishtinë
Aktiviteti 3
Vizitë në shkolla dhe takime me nxënës (të konfirmohet)
Datë: 16 nëntor 2022, ora 14:00,
Vendi: SHML “Xhevdet Doda” dhe SHML “28 Nëntori” në Prishtinë
Aktiviteti 4
Dhurimi i gjakut në bashkëpunim me Transfuzionin e gjakut të Kosovës
Datë: 17 nëntor 2022, ora 11:00 – 14:00,
Vendi: Akademia Tempulli
Aktiviteti 5
Tryezë diskutimi “Drejtësia në raport me aksidentet rrugore në Kosovë”
Datë: 18 nëntor 2022, ora 10:00-12:00
Vendi: Hotel Sirius në Prishtinë
Aktiviteti 6
Postimi në rrjetë sociale i materialeve promovuese dhe komunikimi me publikun.
Datë: 19 nëntor 2022
Vendi: Televizione, radio, etj
Aktiviteti 7
Instilacione me mbishkrimin DREJTËSI
Datë: 20 nëntor 2022, ora 12:00
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …