Brickos

Lulzim Basha

Lulzim Basha: Sa herë do të fshehë diçka, “Sali non-grata” hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve

Ish-kryetari i PD-së,  Luzim Basha,  ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së, Sali Berisha në lidhje me akuzat e tij si i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit. Basha e konsideron Berishën të korruptuar dhe që përhap mashtrime. Sa herë do të fshehë diçka, “non-grata” hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediet, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar”, thekson Basha. Në konferencën për mediet, Berisha akuzoi Bashën se është i përfshirë pas aferës së Portit të Durrësit, e cila sipas mendjes së krisur të Berishës qenka vjedhja më të tmerrshme në histori. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimo Kiljunen ka thënë …