Kryekuvendari, Kadri Veseli, takoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Kryekuvendari, Kadri Veseli takoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin midis dy vendeve, i shtrirë tashmë në të gjitha fushat, për proceset politike në shtetet respektive dhe me theks të veçantë, për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.  Veseli konfirmoi edhe njëherë qëndrimin se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.  Ai tha se në fund të procesit të dialogut, Kosova do të fitojë ulësen e saj në OKB, brenda kufijve me të cilët ka shpallur pavarësinë dhe është njohur ndërkombëtarisht. Ministri, Ditmir Bushati, nga ana e tij, konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat ajo po kalon.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …