Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli kërkon njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Madagaskari

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli kërkon njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Madagaskari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendës-presidentin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, të cilin Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan. Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombetare. Kadri Veseli kërkoi nga zoti Amido që Madagaskari ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin. Kryetari Amido falenderoi kryetarin Veseli për pritjen. Ai vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk kanë nevojë për leksione të Besnik Bislimit

Vlora Çitaku: Protestuesit e rinj nuk po dalin në rrugë për parti politike, por në mbështetje të UÇK-së dhe lirisë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Kosovë në …