Veseli

Kryekuvendari Veseli, i ka dërguar letër PE-së për krimet e gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë në vitet 1998-1999

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar letër Parlamentit Evropian dhe vendeve të QUINT-it për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit 1998-1999. Ai ka përmendur masakrat dhe krimet e shumta që Serbia ka kryer në Kosovë, duke thënë se është e njohur ndërkombëtarisht se nën regjimin brutal të Sllobodan Millosheviqit, shqiptarët në Kosovë ishin viktima dhe objektiv i një dhune sistematike.  Si pasojë, ka shkruar Veseli, rreth një milion kosovarë, më shumë se gjysma e popullsisë, janë detyruar të largohen nga Kosova, me një gjysmë milioni të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …