Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryeministri Kurti, ka pritur në takim kryetarin  e Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare, dyditore  në vendin tonë. Ai është cituar të ketë thënë se kryetarit Begaj i ka ofruar mbështetjen për bashkëpunim në mes të dyja  vendeve. “Mirëpritëm presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Prishtinë për vizitën e tij të parë zyrtare. E urova për zgjedhjen dhe ofrova bashkëpunimin tim për interesat tona të përbashkëta në dobi të popullit dhe qytetarëve tanë, demokracisë, përparimit dhe sigurisë, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …