Ramush Haradinaj e fton Albin Kurtin që në Kuvend të përgatitin një dokument bashkërisht për dialogun

R. Haradinaj: Albin, nuk është turp të thuash, më falni i paskam hyrë zanatit të huaj, sepse e ke humbur rrugën

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka  drejtuar publikisht kryeministrit, Albin Kurti, duke e kritikuar për keqqeverisje dhe duke i kërkuar që të tërhiqet nga rruga e gabuar ku ka hyrë ai. Në një, postim të tij ka shkruar: Po ju drejtohem juve,  Albin Kurti, kryeministrit të vendit tim! Nuk është marre të thuash  më falni paskam hyrë në zanat të huaj. Nuk je as i pari as i fundit, që e humb rrugën diku. Është nder e njerëzi të dish kur duhet të tërhiqesh. Parametrat e qeverisjes suaj sot janë, jo vetëm të dëmshëm por edhe të rrezikshëm për vendin: Në rrafshin politik, e keni ndarë shoqërinë si me thikë; Në rrafshin fetar po nxitni tema që po e rrezikojnë jo vetëm tolerancën fetare që ndër shqiptarë ka qenë vlerë sublime, por edhe identitetin kulturor e kombëtar; Qeverisja juaj e ka qitë në gjunj ekonominë e vendit; Bizneset i keni mbështetur për muri e po i çoni drejt falimentimit; Qasja juaj ndaj komunave është armiqësore; Shtresën e mesme të shoqërisë, po e shndërroni në kategori sociale…Prandaj po ju drejtohem që ta rishikoni pozicionin tuaj. Me qeverisjen tuaj, jeni duke e rrezikuar seriozisht këtë vend! Ka diçka më të vlefshme se sa karrigia e kryeministrit, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …