Kryeministri, Edi Rama, refuzoi me mirësjellje kërkesën e z. Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem

Kryeministri, Edi Rama, refuzoi me mirësjellje kërkesën e z. Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama refuzoi me mirësjellje një kërkesë publike nga kryetari amerikan Donald Trump për të zhvendosur ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem pasi shpalli se Shqipëria është “i vetmi vend joanëtar” që nuk ka votuar kurrë kundër pozicionit të BE-së në çështje të politikës së jashtme, por që nuk përjashtoi mundësinë që ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen. Trump i dërgoi një letër Ramës të premten, ku e falënderoi për qëndrimin e qeverisë së tij në lidhje me sigurinë e rrjetit G5 të komunikimeve elektronike si dhe e ftoi atë të dalë nga organizata 17+1, e cila është krijuar nga Kina për të forcuar bashkëpunimin e këtij vendi me vendet e Europës Lindore. “Unë të nxis ty të bashkohesh me Shtetet e Bashkuara dhe kombe të tjera Europiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem, kishte kërkuar kryetari Trump Duke e konsideruar çështjen e zhvendosjes së ambasadës si jo-strategjike, kryeministri Edi Rama sugjeroi se ai nuk do ta bëjë diçka të tillë, së paku në të ardhmen e afërt.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …