Kryeministri Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim të shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kryeministri Haradinaj: Arabia Saudite të ushtrojë ndikim të shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim të ngarkuarin me punë nga Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Altemyat, të cilin e njoftoi me të arriturat në Kosovë, rritjen e mirëqenies dhe proceset demokratike. Haradinaj, po ashtu kërkoi nga diplomati saudit ta ushtrojë ndikimin e tij te shtetet të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ndërkaq, Fayez Altemyat e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës në udhëheqje të Qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim në të gjitha aspektet e interesit të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Veprimtari nga Kosova Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka publikuar pjesë të një intervistë dhënë për mediet zviceran,

Sali Bislimi: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të ishte sinjal i rrezikshëm për demokracinë evropiane

Veprimtari Sali Bislimi ka reaguar ndaj zhvillimeve në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po …