Kryeministri Haradinaj largon nga foltorja mbesën e Mehmet Pashë Derallës në 140-vjetorit të LSHP-së

Kryeministri Haradinaj largon nga foltorja mbesën e Mehmet Pashë Derallës në 140-vjetorit të LSHP-së

Seanca dhe Akademia solemne janë mbajtur sot në hapësirën e Lidhjes së Prizrenit në 140 vjetorin e saj. Mos organizimi i pa koordinuar shkaktoi një skandal që nuk do të duhej të ndodhte në manifestimin për 140-vjetorin  e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në manifestimin qendror  nuk ishte paraparë që fillimisht të fliste kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, e për këtë  reagoi Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga mysafirët që të qëndrojnë ulur për t’ia dhënë fjalën Ilir Metës. Pas tij në foltore doli mbesa e Mehmet Pashë Derallës po kishte reaguar Kadri Veseli, i cili ia ndezi mikrofonin, më pas shkoi Ramush Haradinaj, i cili e largoi mbesën e Derallës  atë nga foltorja. Kurse, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kishin një përzierje të seancës me akademinë për shkak se po mbahen në të njëjtin vend. Pas fjalimit të tij, ishte një i moshuar që iu afrua mysafirëve të rendit të parë, ku sërish reagoi Haradinaj dhe i moshuari u largua nga sigurimi.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …