Kryeministri Haradinaj priti në takim kryetarin e KMDLNJ-së, Behxhet Shala

Kryeministri Haradinaj priti në takim kryetarin e KMDLNJ-së, Behxhet Shala

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim kryetarin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala me bashkëpunëtor. Kryeministri Haradinaj është zotuar se ai dhe Qeveria që drejton do të punojnë me përkushtim maksimal dhe partneritet me KMLDNj, në respektimin dhe avancimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në Kosovë. Roli i juaj është për forcimin e demokracisë në vend dhe ju do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë, në këtë rrugë, ka theksuar kryeministri Ramush Haradinaj. Ndërkohë, kryetari i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, tha se organizata që drejton është duke punuar vazhdimisht që të ketë avancim të demokracisë në Kosovë, përmes identifikimit dhe raportimit të vazhdueshëm, si për shkeljen e të drejtave të njeriut, poashtu edhe për përparimet që janë duke u bërë në këtë aspekt.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Agim Shahini: 600 biznese u larguan në Shqipëri – Kapitali po ikën, Kosova po dobësohet

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësime serioze për ikjen masive të kapitalit vendor jashtë …