Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj  Ai ka shkruar se te historia gjenden sekretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi në diskutim, ndryshimit mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori, shkon para gjykatës dhe i thotë, dua burg për këtë person. I dyshuari është kur prokurori ka prova por nuk i ka të mjaftueshme për të kërkuar burg. Pyetja e dytë, kryetari i bashkisë nuk është i pandehur? Nuk i ka provat e mjaftueshme, por ka sipas tij dyshime të mjaftueshme. Statusi i Erion Veliajt tregon këtë. Nëse nuk mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni SPAK, nuk keni SPAK. Pa Edi Ramën dhe PS nuk ka SPAK, kjo është e qartë. Bufi i kënetës thotë, më jepni votën të shkrij SPAK. Nuk kontestoj unë ndonjë provë duke iu vënë kundër SPAK, por është statusi i Erionit si i dyshuar që konteston. Qëndrimi ynë nuk ndryshon”, tha Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …