Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar Vlora Hysenin në pozitën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka propozuar Vlora Hysenin në pozitën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar të premten me presidentin Bajram Begaj, të cilit ia ka propozuar Vlora Hysenin për pozitën e drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit. Me këtë rast, Rama ka thënë se Hyseni gëzon respektin edhe të komunitetit ndërkombëtar të inteligjencës. “Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: “17 shkurti i 2008-s, dita më e ftohtë dhe njëkohësisht më e ngrohtë e një shekulli për Kosovën”

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën historike të …