Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e Andorrës për anëtarësim të Kosovës në Interpol

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e Andorrës për anëtarësim të Kosovës në Interpol

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar votën e Andorrës për anëtarësim të Kosovës në Interpol. Këtë e ka bërë gjatë një takimi me kryeministrin e Andorrës, Antoni Marti Petit, në kuadër të vizitës në SHBA. Në këtë takim, Haradinaj e ka njoftuar kryeministrin Petit, për zhvillimet politike dhe ekonomike në Republikën e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës me përkushtim është duke punuar në rritjen e zhvillimit ekonomik, bashkëpunimet rajonale dhe integrimet euroatlantike, që do t’i hapnin rrugë anëtarësimit të saj në BE, NATO dhe OKB. “Jemi duke punuar në krijimin e një klime sa më të favorshme biznesore në Republikën e Kosovës, kemi krijuar zona të lira ekonomike për lehtësimin e zhvillimit të veprimtarisë ekonomike dhe të ndërmarrësisë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. Më tej, Haradinaj ka thënë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka krijuar stabilitet politik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa tani po punojnë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë në fuqizimin e shtetësisë përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë, anëtarësimin në Interpol. Në anën tjetër, Petit tha se Andorra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimeve dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …