leoni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mocionit për mosbesimin ndaj Qeverisë e shkarkon zëvendëskryeministrin Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mocionit të mosbesimit e shkarkon zëvendëskryeministrin Hoti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hotin. Ky shkarkim i Hotit ka ardhur menjëherë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës. Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit ku bëhet i ditur vendimi i Kurtit për shkarkimin e Hotit nuk është dhënë arsyetimi për këtë shkarkim. Qeveria Kurti është rrëzuar sot në Kuvendin e Kosovës me 82 vota pro, pas mocionit të mosbesimit të inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Mocioni i mosbesimit ka ardhur si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …