Isa Mustafa: Do të këtë krizë politike pasi partië politike nuk kanë pajtueshmeri për postin e kryetarit të Kosovës

Isa Mustafa: Ndasitë kanë qenë ë thella brenda koalicionit qeverisës dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ndasitë ishin të thella brenda koalicionit dhe se ishte e nevojshme të votohet mocioni. Ai ka shtuar se Vetëvendosje ende e ka mandatarin të cilit duhet të ia mundësojë kryetari për formimin e Qeverisë së re, por nëse ata dështojnë LDK do të bashkëpunojë me AAK-në, Nismën dhe minoritetet. Mustafa ka shtuar se ka biseduar me të Dërguarin Special të SHBA-së, Richard Grenell. ‘’Nuk mund të them se jemi të kënaqur por as që jemi të zhgënjyer. Nuk mund të themi se nuk është pritur pasi e kemi themeluar këtë qeveri për të punuar dhe forcuar shtetin. Mund të them se gjatë rrugës ka pasur probleme të bashkëpunimit’’, tha ai. Mustafa thotë se organet e brendshme të LDK-së kanë marrë vendim që të mos bashkëpunojnë me PDK-në. Ai ka shtuar se nuk kanë asnjë informatë se ekziston ndonjë marrëveshje e fshehtë mes Serbisë dhe Kosovës. Ai për këtë thotë se ka folur me të dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …