Kryeministri Rama në Mal të Zi, në tetor mbledhje e përbashkët në mes të dy qeverive

Kryeministri Rama në Mal të Zi, në tetor mbledhje e përbashkët në mes të dy qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka filluar të hënën një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku është pritur nga homologu i tij, Dusko Markoviqi. Gjatë konferencës për medie kryeministri malazez ka bërë me dije se në tetor do të ketë një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive, në të cilën do të diskutohet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy shteteve, raporton “TCh”. “Nuk ka çështje të hapura mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të qeverive në tetor. Dy vendet tona gëzojnë marrëdhënie të mira. Ne i përkasim botës së vendeve të lira”, ka thënë Markoviqi.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …