leoni

Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri kundër virusit korona

Kryeministri, Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri kundër virusit korona

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur sot se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri. Kreu i qeverisë në një konferencë me fokus ekonominë, tha se do të arrihet që Shqipëria të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine. “Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus. Me Pfizer siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”, u shpreh Rama Rama tha se vaksinimi është arma e vetme për të shkëputur zinxhirin e infektimeve dhe se shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend pa COVID-19./

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …