Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përfaqësuesin e Komunës së Kamenicës, takuan përfaqësuesit nga kompania KBR dhe Kampi Ushtarak Amerikan “Bondsteel”, për t’i shprehur falënderimin e mirënjohjen, në emër të bashkëqytetarëve, për mundësitë që ofruan përmes punësimit të shumë bashkëqytetarëve të këtyre komunave, me ndikim të jashtëzakonshëm kjo për ekonomitë e qyteteve tona si dhe diskutuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë që kanë përfunduar shkollat përkatëse profesionale.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
