Kryetari Aliu priti në takim autoren Afërdita Xheladini – Aliu

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim bashkëqytetaren që jeton në Shkup, autoren znj. Afërdita Xheladini Aliu nga e cila mori dhuratë dy nga veprat e saj “Për pak dashuri” dhe “Linda”, vepra këto që paraqesin një horizont të veçantë në botën e krijimeve letrare.

“Zonja Afërdita edhe pse ekonomiste e diplomuar, dashuria e saj për librin, pasioni për leximin, krijimtaria e saj në rininë e hershme e bënë që të studionte edhe për gjuhën dhe letërsinë shqipe, gjersa frymëzimi për veprat e saj buron nga gërshetimi i historisë, të bukurës, fuqisë së shpirtit e realitetit të sotëm, rrethuar edhe nga motivi e përkrahja nga familja, nëna e Egzonës, Zanës dhe Bleronit, veprën e saj të parë “Plagë të vjetra” e ndërtoi mbi themelet e kujtimeve e historisë së bukur për gjyshen e ndjerë, histori që dëgjoi nga vizita e të parëve në Turqi, çka paraqet moment kthese në krijimtarinë e saj letrare, për të vazhduar edhe me veprat tjera “Lagjja e kujtimeve” dhe ” Rrugëtimi nëpër vite”, vepra këto që anëtaren e Klubit të Librit në Shkup, zonjën Afërdita dhe lexuesit e saj, i japin vlera të mirëfillta të krijimtarisë letrare” shkroi në llogarin e tij facebook, kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …