Kryetari Aliu u zgjodh nënkryetar i NALAS-it – Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu u zgjodh nënkryetar i NALAS-it – Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore në organizimin e mbajtur në Mal të Zi. Ai ka shkruar: “Nder i veçantë që në punimet e mbajtura të Kuvendit të Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore (NALAS) këto ditë në Mal të Zi, me mbështetjen e anëtarëve të autoriteteve lokale nga Evropa Juglindore, u zgjodha Nënkryetar i NALAS-it – Rrjetit të Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore, mekanizëm ky rrjetëzimi mes komunave nga Evropa Juglindore, për të çuar përpara agjendat në dobi të qeverisjeve lokale”.

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …