Kryetari Begaj: Bujqit do ti bëjnë prioritetet e investimeve

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e së hënës, e këshillit të drejtorëve të komunës së Malishevës, ku është prezantuar edhe drejtori i ri i drejtorisë për bujqësi, Murat Hoxha. Në këtë mbledhje kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë diskutimeve, ka thënë se do të organizohet një takim me bujqit, në mënyrë që orientimi i investimeve të komunës së Malishevës në fushën e bujqësisë, do të përcaktohet nga vet bujqit, pasi ata i dinë më së miri nevojat e investimeve.

“Ne kemi investuar në vazhdimësi në bujqësi, por nga viti i ardhshëm orientimin e prioriteteve do ta bëjnë vet bujqit”, tha kryetari Begaj, i cili kërkoi nga drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, që të organizohet një takim me bujqit e komunës së Malishevës, për këtë çështje.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit të Drejtorëve, u raportua për aktivitetet e drejtorive komunale gjatë javës së kaluar dhe për planifikimet për javën në vazhdim, si dhe për angazhimet në përmbylljen e projekteve kapitale, ku shumica janë në përfundim e sipër dhe shpresohet që gjatë javës të përfundojnë.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, u bë e ditur, se është hapur kanali shkarkues i digës në liqenin në Mirushë, që gjatë sezonit dimëror, do ta shkarkoj ujin nga liqeni, ndërsa në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, është rregulluar ngrohja, pasi ka pasur defekte në fillim të këtij sezoni të ngrohjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …