Kryetari Begaj, hapi turneun e futbollit në Guncatit

Në kuadër të shënimeve të Ditës së Dëshmorëve të fshatit Guncat të komunës së Malishevës, të shtunën ka filluar edhe turneu në futboll të vogël. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili edhe e ka hapur turneun, si dhe e ka përgëzuar fshatin, për shënimin e Ditës së Dëshmorëve, pasi këto aktivitete janë tradicionale dhe i kujtojnë dëshmorët e kombit.

“Dëshmorët janë më meritorët, për gjithçka që kemi arritur ne si komb, pasi ata dhanë gjënë më të shenjtë të mundshme për lirinë e vendit tonë. Ata dhanë jetën, që ne sot të jetojmë të lirë, të kemi shtet dhe të organizojmë edhe turne futbolli. Ne përulemi para veprës së tyre”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj.

Fshati Guncat, nesër shënon Ditën e Dëshmorëve, ndërsa edhe ky turne i futbollit të vogël, organizohet në kuadër të këtij shënimi. Turneu mbahet në fushën e shkollës fillore, e cila edhe mbanë me krenari emrin e Dëshmorëve të Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …