Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari janë takuar me ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon

Lladrovci e Jashari janë takuar me ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin e kësaj komune, Nuredin Lushtakun kanë takuar ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Lladrovci përmes një postimi në rrjetin social.

“Sot, së bashku me Kryetarin dhe Nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, patëm kënaqësinë të takojmë Ministrin e Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majkon. Në takim, theksova se Drenasi dhe Skënderaji kanë diasporë të organizuar dhe jemi falënderues të përjetshëm ndaj kontributit të tyre. Diaspora jonë është kontribuese e jashtëzakonshme e zhvillimeve pozitive në trojet etnike. Ata që janë të lidhur ngushtë me atdheun, edhe e ndihmojnë atë. Kemi detyrim të mbesim në kontakt dhe të krijojmë ura sa më të fuqishme me diasporën. Në takim, biseduam si t’i afrojmë edhe më shumë pjesëtarët e diasporës sepse ne kemi nevojë më shumë se kurrë për dijen, përvojën dhe kapitalin e saj. U pajtuam me Ministrin për bashkërendim që do të forcojë më shumë lidhjen me diasporën, ruajtjen e traditës dhe gjuhës si dhe mundësitë që ofron atdheu për ta në çdo aspekt”, ka shkruar Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …