Kryetari Haliti dhe Drejtori Aliu, mbajtën një takim me drejtorët e shkollave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, drejtor komunal ka mbajtur një takim me drejtorët e shkollave të kësaj komune. Gjatë këtij takimi është folur lidhur me procesin mësimor që po zhvillohet në distancë për shkak të gjendjes pandemike të krijuar në gjithë vendin nga virusi COVID-19. Në këtë takim ata kanë bashkëbiseduar me drejtorët e shkollave edhe për parapërgatitjet për mbajtjen e testit të arritshmerisë dhe testit të maturës dhe atë konformë rregullave mbrojtëse kundër përhapjes së virusit pandemik. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi tha se qeveria komunale e Vitisë, është e angazhuar edhe në realizimin e projekteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shtuar se gjatë këtij takimi ai ka dashur të dëgjoj drejtpërdrejtë edhe nevojat e secilës shkollë. Ndërkaq drejtori Aliu, falënderoj drejtorët dhe mësimdhënësit për punën që po e bëjnë me nxënësit në distancë duke shfrytëzuar platformat e ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …