Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, nga Komandanti i Komandës Rajonale të Lindjes, koloneli amerikan Christopher Samulski, gjatë konferencës së dytë me radhë të kryetarëve të Rajonit të Lindjes, ku komuna e Vitisë ishte nikoqire e këtij takimi. Po ashtu edhe kryetari Haliti në emër të institucioneve komunale dhe në emër të qytetarëve të Vitisë i ka nderuar me mirënjohje Kolonelin Samulski, nënkolonelin Eddie Simpson dhe LMT-në për komunën e Vitisë. Gjithashtu i ka dëshiruar mirëseardhje komandantit të ri të sektorit të lindjes Kolonelit Chriss Mabis.