Kryetari Haliti priti në takim kardiologun në pension dr.Ahmet Hoxha

Me rastin e pensionimit të kardiologut dr.Ahmet Hoxha, kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim, dhe e ka nderuar atë me mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë në mjekësi dhe veprat e tij shkencore. Dr.Ahmet Hoxha, ka qenë pjesë e personelit arsimor në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti gjatë vitit shkollor 1980-81 dhe më pas në vitin 1982 në ambulanten shëndetësore në Viti. Me këtë rast, ai i dhuroi edhe një libër kryetarit Haliti, nga krijimtaria e tij letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …