Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është nisur për në SHBA, ku do të ketë takime zyrtare në Iowa dhe New York

Kryetari, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ndihmës-sekretarin e shtetit amerikan, Wess Mitchell

Kryetari Hashim Thaçi ka zhvilluar  një bisedë telefonike me ndihmës-sekretarin e shtetit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Wess Mitchell, me të cilin janë pajtuar që të intensifikohen përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila njëherë e përgjithmonë do t’i mbyllë armiqësitë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  Një marrëveshje, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe perspektivës së qartë të Kosovës për anëtarësim në NATO, BE, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Ndihmës-Sekretari Mitchell u zotua se Kosova do ta ketë mbështetjen e palëkundur të Amerikës në këtë proces. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara  dhe partnerëve tjerë strategjikë të Kosovës në fazën e fundit të dialogut, të lehtësuar nga BE-ja, është një garanci për suksesin e plotë dhe arritjen e një marrëveshjeje historike. Miqësia dhe besimi me partnerët do të jetë i përjetshëm, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …