Tanja Fajon

Tanja Fajon, ka thënë se pret që shumë shpejt qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së

Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se pret që shumë shpejt qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian. “Jam shumë e lumtur sot, sepse është një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën. Ka qenë një proces mjaft i gjatë dhe kërkues. Dhe e di, si raportuese se sa vështirë ka qenë për kosovarët që të arrijnë reformat e nevojshme. Standarde e vendosura ishin pak më të larta sesa për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Fajoni në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Kontrolloni gjithashtu

Nol Nushi: Vjosa Osmani e ka shndërruar zyrën e Presidencës në një nëndegë të partisë së Albin Kurtit

Nol Nushi kritikon zgjedhjen e Shiroka-Pulës dhe marrëveshjen politike rreth Speciales

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke …