Kryetari, Hashim Thaçi vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së

Kryetari, Hashim Thaçi vizitoi Qendrën Mjekësore të FSK-së

Në kuadër të gjendjes emergjente të krijuar nga përhapja e pandemisë edhe në vendin tonë nga virusi COVID-19, presidentit i Kosovës, zoti Hashim Thaçi, vizitoi sot Qendrën Mjekësore të Forcës së Sigurisë të Kosovës në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë. Në ambientet e Qendrës Mjekësore, presidenti u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtori i kësaj qendre, dr. Shkëlzen Sylaj.

Gjatë vizitës, presidenti Thaçi, u njoftua nga drejtori Sylaj, me kapacitet që ka kjo qendër, stafin profesional, kapacitetet teknike dhe hapësinore, që janë në gatishmëri për t’ ju dalë në ndihmë qytetarëve, në rast të nevojës nga një përshkallëzim i gjendjes së epidemisë në vendin tonë.

Presidenti Thaçi, shprehu kënaqësinë me përgatitjet e bëra, nivelin e  gatishmërisë  dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, të  treguar komforë situatës së krijuar.

Presidenti dhe Komandanti i FSK-së, në mesazhin e përbashkët drejtuar qytetarëve të vendit,  kërkojnë; që të qëndrojnë në shtëpi, dhe t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …