Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  përkujtoi të rënët me rastin e Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të Deçanit. Ai  ka thënë me këtë se Deçani është burim i shumë patriotëve ndër breza. Dje në Lloqan, Carrabreg të Ulët e të Epërm dhe në Lumbardh, në nderim të dëshmorëve u organizua aksioni tradicional për dhurimin e gjakut, me moton “N’Carrabreg dhurohet gjak”, ndërsa sot në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Deçani ishte historikisht në ballë të shumë proceseve për lirinë e Atdheut, burim i shumë patriotëve ndër breza. Sot, Deçani është ringritur dhe është  duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Kujtimi i tyre është fryma që e mbartë lirinë përpara. Nderimi që i bëjmë ndaj tyre është një detyrë që nuk duhet të harrohet kurrë e duhet të përcillet tek secila gjeneratë”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti i Trashëgimisë së UNESCO-s ka miratuar vendimet për pranimin e Butrintit dhe Beratit si vlera të Trashëgimisë Botërore

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i UNESCO-s, mbledhur në Sesionin e 46-të në New Delhi, Indi, …