Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja. Ai familjen e ka quajtur themel të shoqërisë dhe shtyllë kryesore që mban gjallë kombin. Familja është themeli i shoqërisë shqiptare dhe shtylla kryesore që mban gjallë kombin tonë ndër shekuj. Përkrah patriotizmit dhe besimit, ajo luan një rol jetik në ruajtjen e vlerave tona kombëtare e morale. Në gjirin e familjes mësojmë të duam Zotin, të respektojmë atdheun dhe të kultivojmë dashurinë për njëri-tjetrin. Pacolli thekson se familja është vendi ku formohen parimet themelore të jetës dhe ku përcillen traditat “që na bëjnë shqiptarë të vërtetë. Familja është vendi ku mësojmë përkushtimin ndaj prindërve – nënës dhe babait – si dhe respektin për natyrën e krijuar nga Zoti, që përkufizohet në bashkimin natyral të gjinisë femërore dhe mashkullore”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu nga PDK kërkon nga ministri Vitisë të informojë me shhumë qytetarët për furnizimin me vaksina

Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë zyrtare në PZAP

Ish deputetinga radhët e Partisë Demokratiktë Kosovës, Bekim Haxhiu ka njoftuar se ka dorëzuar një …