Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Kryetari i Amerikës, Joe Biden, ka uruar Shtetin e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë

Kryetari i Amerikës, Joe Biden ka uruar Shtetin e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të Shpalljes së  pavarësisë. Në urimin e tij ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm që nga shpallja e pavarësisë, dhe, nga një demokraci e brishtë është shndërruar në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën. E përshëndes përkushtimin tuaj për punën e vazhdueshme dhe jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për t’u siguruar që demokracia e Kosovës sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e vendit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës përderisa ju përpiqeni ta luftoni korrupsionin dhe ta forconi sundimin e ligjit, të mbroni të drejtat e pakicave fetare dhe etnike, të nxisni një rritje ekonomi të drejtë dhe transparente dhe të siguroni një të ardhme të qëndrueshme energjitike”, thuhet në urimin që Biden ia ka dërguar kryetares, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …