Sali Berisha

Kryetari i “Foltores” së PD-së, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike

Kryetari i “Foltores” i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike, pas përçarjes tashmë të pariparueshme të kësaj partie,  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish. Zoti Berisha nuk sheh si pengesë për të ardhmen e Partisë Demokratike faktin që është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, pasi këmbëngul se është një vendim i pabazuar në fakte dhe prova. Zoti Berisha mohon që lëvizja e ndërmarrë prej tij, për të eleminuar zotin Basha, të jetë një hakmarrje personale ndaj kryetarit demokrat për largimin nga grupi parlamentar, si pasojë e vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kaja Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi në fazë të re: BE paralajmëron takim të nivelit të lartë për rikthim të procesit

Kaja Kallas, shprehu gatishmërinë për organizimin e një takimi per dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. …