Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar Prindon Sadriut lidhur me fyerjet që ai u ka drejtuar gazetarëve

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i ka reaguar Prindon Sadriut, bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, lidhur me pretendimet e tij se ai po e mbron familjen e tij me statuset e zakonshme kundër medieve. Sadriu madje pretendon se familja e tij po kërcënohet në emisione live dhe se atij i ka rënë përgjegjësia për ta mbrojtur familjen e tij, por Gjini i ka reaguar duke thënë se Kosova nuk është shtet i dështuar andaj këto pretendime të Sadriut i bën dëm imazhit të shtetit të Kosovës. “Shtetin ku presidenten (apo edhe presidentin) duhet ta mbrojë familjari, qoftë ai edhe bashkëshort, e quajnë shtet të dështuar”. Presidentja mbrohet nga ligji dhe institucionet, e nuk ka nevojë të mbrohet nga burri i saj. Prandaj pretendimi se burri duhet t’ i dalë në mbrojtje gruas presidente, aq më tepër kur ai është diplomat, i qet fort hije të keqe shtetit, ka saktësuar Ardian Gjini në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …