Bedri Zyberaj, kryeshefi ekzekutiv të AShAK ka pritur në takm drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Ünal

Bedri Zyberaj, kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ka pritur në takm drejtorin e përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Ünal. Më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z.Uğur Ünal, i shoqëruar nga zëvendësambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj Dilara Çelik. Qëllimi i vizitës ishte thellimi bashkëpunimit mes dy Institucioneve Arkivore, i cili asnjëherë nuk ka munguar. Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore, shprehën gatishmërinë për ta pasuruar dhe thelluar bashkëpunimin, i cili do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar, dhe u zotuan që do t’i përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra tjetrës në fushën e arkivistikës. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Turqisë z. Uğur Ünal  vizitoi mjediset e punës së ASHAK, si: depon, laboratorin e digjitalizimit, laboratorin e restaurimit-konservimit dhe sallën e leximit, me ç ‘rast Ünal shprehu admirimin e tij për punën që kryhet në këtë institucion.

Kontrolloni gjithashtu

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar"  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Shfaqet dokumentari, “Mustafë Bahtiri, mësues atdhetar, fisnik dhe dinjitar”  dhe promovohet libri i autorit Prof. Dr. Jusuf Osmani: “Mustafë Bahtiri – Pishtar i Arsimi”

Të enjtën me 25 prill 2024, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kulturës …