Brickos

Fotografi, Asllan Krasniqi bëhet “Ambasador i Paqes” nga rrjeti global GSFEN

Themeluesi i fondacionit “Eksodi’99”, Asllan Krasniqi është emëruar ‘Ambasador i Paqes’ nga Rrjeti Global për Evoluim Socio-Ekonomik dhe Financiar – Global Socio-Economic and Financial Evolution Network (GSFEN), në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi të veprimtarisë sime për kontributin e dhënë gjatë 59 viteve të karrierës sime për historinë dhe paqen për kombin tim.

Emërimi i zotëri Krasniqit, bëhet në shenjë vlerësimi të punës së madhe vullnetare të tij si fotograf i zellshëm dhe i përkushtuar për të paraqitur përmes fotografive historinë e popullit shqiptarë e në veçanti mbi 15000 fotografi që ilustrojnë ngjarjet e dhembshme të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës 1999, përkatësisht dëbimit të dhunshëm të afro 1 milion prej tyre nga shtëpitë e tyre për në Maqedoni dhe Shqipëri.

“Jam i nderuar shumë dhe falënderues për emërimin nga GSFEN me titullin Ambasador i Paqes, emërim ky i cili më nxitë edhe më shumë motivimin për vazhdimin e veprimtarisë sime në lëmin e fotografisë e së fundi edhe përmes fondacionit të cilin e kam hapur. I falënderoj themeluesin e këtij rrjeti Profesor Prince Blessing Lawel, si edhe z. Tahir Shabani, ambasador i Paqes Botërore dhe veprimtar i çështjes shqiptare në OKB për rekomandimin dhe përkrahjen e veprimtarisë sime”, tha zotëri Krasniqi në një prononcim.

GSFEN ka një shtrirje globale të rrjetit të tij të ambasadorëve të paqes, përfshirë edhe në Shqipëri, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni.

Jetë-përshkrim i fotografit Asllan Krasniqi

Asllan Krasniqi është veprimtar i shquar nga diaspora i cili për 59 vjet dha kontributin e tij patriotik për çështjen kombëtare, me mbi një milion fotografi dhe me qindra video xhirime që shënojnë historinë shqiptare dhe paqen e kombit.

Ai ka merita të veçanta për kontributin e dhënë shpirtërisht dhe materialisht në pasqyrimin e historisë tragjike të popullit, kombit dhe atdheut të tij, para, gjatë dhe pas luftës së lavdishme çlirimtare të viteve 1998-1999.

  1. Krasniqi është ndoshta i vetmi fotoreporter shqiptar nga diaspora, i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptar të Kosovës përmes aparatit fotografik, i cili e ka pasqyruar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre njerëzve, të cilët me lot e me gjak, po dëboheshin nga trojet e tyre.

Shqetësimi i përhershëm i z. Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodh me popullin e tij.

Krasniqi ka fiksuar ngjarje dhe çaste të ndryshme nga jeta: demonstratat, manifestimet, takime të NATO, BE, Grupit të Kontakt, mbledhjet në Rambouillet e Paris… gjatë viteve 1998-1999, “Eksodi’99”, kampet në vende të ndryshme të refugjatëve në Belgjikë (Bruksel, Morlawelz), në Turqi (Stamboll, Kirklareli), në Shqipëri (Kukës, Tiranë, Kavajë), dhe Maqedoni (Bllacë, Stankovc dhe Çegran).

Mbi 15.000 fotografi të ndërlidhura me këto ngjarje kanë qenë të realizuara në vitin 1998-1999. Këto fotografi pasqyrojnë shpërnguljen e dhunshëm të popullatës dhe zhvillimin e ngjarjeve para dhe gjatë të luftës në Kosovë.

« Pushka ime ka qenë foto aparati », thotë Asllani Krasniqi. Dashuria për fotografinë dhe përkushtimi ndaj historisë e çështjes kombëtare, bënë që z. Krasniqi të punoi pandërprerë e pa lodhshëm, jo rrallë duke lënë anash madje edhe familjen e angazhimin në kompaninë e tij.

Të gjitha reportazhet, fotografitë e videot me vlera artistike, kombëtare e historike ai i bëri vullnetarisht me mjetet personale, pa ndonjë përfitim material e pa ndihmën e askujt.

“E kisha për obligim moral dhe vullnet patriotik e atdhetar. Sa herë që dëgjoja emrin Kosovë, ndodhesha atje”, thekson z. Krasniqi.

Ndonëse deri më tani ka realizuar mbi një milion shkrepje, pa e llogaritur se sa persona gjenden në një shkrepje, z. Krasniqi nuk mund ta imagjinojë jetën pa to, meqë përveç tjerash, siç e thotë edhe ai vet « Fotografia është oksigjen e energji për jetën » e tij. Ai ka hapur mbi 50 ekspozita me tema të ndryshme në vende të ndryshme, disa prej tyre me tematikë paqeje në botë.

Contact the Foundation:

F O N D A C I O N I OJQ “EKSODI KOSOVAR”

Tel – Viber & WhatsApp: +32 475 41 75 75 & +383 49 860 108

http://kosovaexodus99.org/ – [email protected]

https://www.facebook.com/www.kosovaexodus99.org/

https://www.youtube.com/user/asllankrasniqi/featured –

https://www.facebook.com/asllan.fotograf/ – [email protected]

Bankën Ekonomike: fondacioni “eksodi kosovar”- XK05 1401000013899406

 

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …