leoni

Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në vitin e kaluar ka dëbuar rreth 12 mijë emigrantë nga vende të ndryshme

Ministria Federale e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në  vitin e kaluar ka kryer rreth 11.982 dëbime nga Gjermania, më shumë se vitin paraprak,  kur trafiku ndërkombëtar ajror ishte më i prekur nga kufizimet e pandemisë, por shumë më pak se vitet e kaluara. Për krahasim në vitin 2019, Gjermania dëboi 22.100 vetë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve DPA. Sipas njoftimit të Ministrisë Federale shumica e dëbimeve janë kryer me Gjeorgjinë dhe Shqipërinë. 1 mijë e 116 vetë janë dëbuar në Gjeorgji, dhe 908 vetë në Shqipëri. Edhe në Kosovë e Turqi ka pasur dëbime. Rreth 400 vetë janë dëbuar në këto dy vende vitin e kaluar. Tek vendet e destinacionit për dëbime edhe vitin e kaluar u renditën Serbia, Pakistani, Moldavia dhe Rumania. Gjermania prej vitesh nuk dëbon më njerëz në Siri, nga vera e kaluar u ndalën dëbimet në Afganistan, por vitin e kaluar në 470 raste u dëbuan qytetarë me origjinë nga Siria e pa të drejtë qëndrimi në Gjermani, veçse jo në Siri. Qeveria gjermane ka bërë të ditur, se kthimi i tyre në vendin e origjinës kryhet vetëm vullnetarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …